Kryeministri i Serbisë kërcënon Malin e Zi, shkak përkrahja e rezolutës për Srebrenicën

Kryeministri i sapo zgjedhur i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka...

Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vonesa për pajisje me pasaporta, flasin nga MPB

Extra AL PVC

Reportere: Besmire Kluna

 

Arbëria TV, ka marrë ankesa nga qytetarë të shumtë për vonesë për paisje me pasaportë biometrike të Republikës se Kosovës.

Kështu, lidhur me këtë çështje, Arbëria TV është interesuar duke dërguar pyetje në Ministri të Punëve Brendshme.

Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshmë, përmes përgjigjeve me shkrim për TV Arbëria, kanë njoftuar se procesi  me pajisje të pasaportës për qytetarët e Republikës se Kosovës, po bëhet për arsye se pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm numri i kërkesave për paisje me pasaportë.

Sipas tyre, kjo gjë edhe po ju shkakon telashe gjatë procesit për paisje me dokumente personale.

‘’ Pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm numri i kërkesave për pajisje me pasaportë, gjë që po shkakton zgjatjen e procesit për pajisje me dokumente personale’’, thonë nga zyra për komunikim publik.

Ndërsa, ata kanë theksuar se njëkohësisht lidhur me vonesën e procesit ka ndikuar edhe zhvendosja e institucionit në objektin e ri.

‘’Përveç kësaj, ndikim kishte edhe zhvendosja e institucionit në objektin e ri’’, kanë thënë ata.

Poashtu, nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë bërë të ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil, është e përkushtuar për normalizimin e situatës rreth paisjes së qytetarëve me pasaporta sa me shpejt që është e mundur.

Megjithatë, ata për të përshpejtuar procedurat e aplikimit dhe paisjen e qytetarëve me pasaportë, po punojnë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në prodhimin e dokumenteve.

‘’Agjencia e Regjistrimit Civil është e përkushtuar për normalizimin e situatës rreth pajisjes së qytetarëve me pasaporta sa më shpejt që është e mundur. Për të arritur këtë kemi ndërmarrë veprimin që të punohet edhe të shtunave nga ora 08:00 deri në orën 16:00 (punohet në prodhimin/personalizimin e dokumenteve)’’, kanë përfunduar ata.

 

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kryeministri i Serbisë kërcënon Malin e Zi, shkak përkrahja e rezolutës për Srebrenicën

Kryeministri i sapo zgjedhur i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka...

Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e...

Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat

Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit...

Kryeministri i Serbisë kërcënon Malin e Zi, shkak përkrahja e rezolutës për Srebrenicën

Kryeministri i sapo zgjedhur i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ndaj homologut të tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit...

Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar...

Abdixhiku e Halimi vizitojnë kompozitorin Boshnjaku: Ndjenjë e mirë kur je e rrethuar me personalite si kompozitori Florent Boshnjaku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me Sibel Halimin, tashmë drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës kanë vizituar sot kompozitorin e njohur,...