Një serb arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Një serb është arrestuar nga Prokuroria Speciale. Dyshohet se S.M,...

Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllim i regjimit serb ishte shfarosja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi 25-vjetorin e Masakrës...

Prapaskenat e një “darke të gabuar”

Shkruan: Afrim Kasolli Kryeministri Kurti në javën që shkoi u...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

KQZ-ja përgatitet për votimet e 21 prillit në veri

Extra AL PVC

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas raportit, të cilin e prezantoi Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së Burim Ahmeti, thuhet se Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill. Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tye, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.

Në vazhdim të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori edhe disa  vendime të cilat u prezentuan nga udhëheqësi i Këshillit për Operacione Zgjedhore Arianit Elshani.

•             Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin brajlit);

•             Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;

•             Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;

•             Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;

•             Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;

•             Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;

•             Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;

•             Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;

•             Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;

Anëtari i KQZ Ilir Gashi, edhe pse votoi pro këtyre vendimeve tha se ka dilema sa i përket vendosjes se kamerave në vend votime.

“Edhe pse votova pro, një dilemë sa i përket çështjes së kamerave në vendvotim nuk po flas për rastin konkret, është çështje që do të përcillet kurdo që mbahen zgjedhjet në krejt Kosovën. A është në përputhshmëri me ligjet aktuale në Kosovë, me cenimin e privatësisë sepse kjo çështje është trumbetuar shumë gjatë në Kosovë. Nuk po flas për rastin konkret sepse kjo do të vlejë edhe për herë tjera por këtu kam dilema, nuk e di nëse është në plotni me kornizën tonë ligjore”, tha ai.

Arianit Elshani, anëtar tjetër në KQZ nga PDK, ka thënë se kamerat do të huazohen nga Komisioni Qendror i Shqipërisë, ndërsa sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale e parlamentare do të nevojiten procedura të veçanta.

Ai ka thënë se ky është një lloj testimi apo pilotimi.

“Ashtu siç është e rregulluar edhe me rregulla zgjedhore që i kemi lënë hapësirë për garantimin e transparencës dhe regjistrimit në vendvotime, realisht këto specifika janë veçc për përkrahjen teknike që do të jepet sepse është një procedurë e veçantë që do të zhvillohet për marrjen në shfrytëzim, në huazim nga KQZ e Shqipërisë, për të cilën do të kemi edhe një memorandum bashkëpunimi me ta dhe do të huazohen këto kamera për të incizuar brenda vendvotimit. Por sigurisht se kjo cështje sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale në nivel nacional nevojiten procedura të veçanta, pra ky është një lloj testimi, pilotimi që po i bëjmë për përdorimin e këtyre kamerave brenda vendvotimit”, tha Elshani.

spot_img

Të fundit

Një serb arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Një serb është arrestuar nga Prokuroria Speciale. Dyshohet se S.M,...

Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllim i regjimit serb ishte shfarosja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi 25-vjetorin e Masakrës...

Prapaskenat e një “darke të gabuar”

Shkruan: Afrim Kasolli Kryeministri Kurti në javën që shkoi u...

Zëvendësministrja Liza Gashi denoncohet publikisht për vjedhje të idesë së “Made in Kosova”

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha,...

Një serb arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Një serb është arrestuar nga Prokuroria Speciale. Dyshohet se S.M, dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale që lidhen me kapitullin kundër rendit kushtetues...

Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllim i regjimit serb ishte shfarosja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Ajo kujtoi se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77...

Prapaskenat e një “darke të gabuar”

Shkruan: Afrim Kasolli Kryeministri Kurti në javën që shkoi u bëri ftesë liderëve të opozitës, Memli Krasniqit nga PDK, Lumir Abdixhikut nga LDK, dhe Ramush...