Istogasi tenton “ta luaj” policin, por dënohet me 500 euro dhe…

Policia në Istog ka dënuar një shofer pasi i...

Isni Kilaj lirohet nga Haga me dorëzani 30 mijë euro

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është liruar sot nga...

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Korrupsioni po luftohet dhe me neve ka me shumë sundim të ligjit

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sipas raportit të organizatës Transparency International, si qeveri kanë arritur të renditen më lartë për 21 vende, renditje kjo si me e larta ndonjëherë lidhur me luftimin e korrupsionit.

”Ka më shumë sundim të ligjit. Korrupsioni po luftohet. Në indeksin e Transparency International mbi Perceptimin e Korrupsionit jemi përmirësuar për 21 vende në tri vjet dhe qëndrojmë në renditjen më të lartë ndonjëherë. Eliminimi i tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, shkruan Kurti.

Ai ka shtuar se mbi 2.4 ton substanca narkotike janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Afër 37 milionë euro mall dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara nga operacionet e Doganës së Kosovës si dhe numri i inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është rritur për rreth 63% në krahasim me vitin 2019 – shifër kjo rekord e inspektimeve.

”Paraja publike shpenzohet me përgjegjësi dhe ruhet e mbrohet gjithashtu. Mbi 145 milionë euro i janë kursyer buxhetit të Kosovës nga tri procese të fituara në arbitrazhin ndërkombëtar”, thekson ai.

Sipas tij në veri të vendit është ulur ilegaliteti, e po shtohet ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, dhe janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro nga hetimet mbi sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, ku humbëm rreshterin shembullor Afrim Bunjaku por fituam një Hero të Kosovës dhe dolëm fitues e faqebardhë.

/TV Arbëria

Postimi i Plotë i Kryeministrit Albin Kurti

 

spot_img

Të fundit

Istogasi tenton “ta luaj” policin, por dënohet me 500 euro dhe…

Policia në Istog ka dënuar një shofer pasi i...

Isni Kilaj lirohet nga Haga me dorëzani 30 mijë euro

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është liruar sot nga...

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Istogasi tenton “ta luaj” policin, por dënohet me 500 euro dhe…

Policia në Istog ka dënuar një shofer pasi i njëjti kishte vendosur në veturën e tij BMW një pajisje sinjalizuese me ngjyrë të kuqe...

Isni Kilaj lirohet nga Haga me dorëzani 30 mijë euro

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është liruar sot nga masa e paraburgimit në Hagë. Kilaj, i arrestuar dhe dërguar në paraburgim në Gjykatën Speciale në...

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër ka gjasa të marrë fund saga e zgjedhjeve të reja Pas dështimit për ta përfshirë në...