Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtarja britanike në OSBE: Sulmet ajrore të NATO’s s’ishin kundër popullit serb, por për të ndalur krimet e Millosheviqit në Kosovë

Extra AL PVC

Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Deidre Brown, ka folur me rastin e 25 vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s. Deidre ka thënë se konfliktet që kanë ndodhur gjatë viteve 90-ta e që e kishin shoqëruar shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë qenë një kohë e errët edhe për Evropën.

Zyrtarja britanike ka kujtuar fjalët e Sekretarit të NATO-s në vitin 1999 se fushata e bombardimeve e udhëhequr nga NATO s’ka qenë kundër popullit serb dhe se ajo kishte nisur për t’iu dhënë fund abuzimeve në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të kryera në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, e që kanë pasur implikime në sigurinë e rajonit dhe atë të Evropës.

“Fushata pasoi më shumë se një vit përpjekjesh intensive nga OKB-ja dhe Grupi i Kontaktit dhe ishte zgjidhja e fundit në përgjigje të vrasjeve masive dhe një krize humanitare. Misioni Verifikues i OSBE-së në Kosovë, i themeluar nga ky Këshill në tetor 1998, luajti një rol kyç në vendosjen objektive të situatës në terren”, ka thënë ajo.

Deidre tutje ka shtuar se pas vitesh konflikti dhe dhune, ndërhyrja e NATO-s i kishte dhënë fund armiqësive, duke rihapur perspektivat për komunitetet për të ndërtuar një të ardhme pozitive së bashku.

Duke përmendur ngjarjet e fundit, zyrtarja britanike ka thënë se normalizimi dhe pajtimi vazhdojnë të mbeten ende të pakaptshme. Ajo iu ka bërë thirrje të dy shteteve që të zbatojnë angazhimet e marra në kuadër të procesit të noramlizimit.

“Kosova e vitit 2024 është e panjohshme nga ajo e vitit 1999 dhe ne jemi krenarë për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e progresit të saj. Ashtu si partnerët e tjerë të NATO-s, Mbretëria e Bashkuar po punon për të ndërtuar partneritete largpamëse me Serbinë, Kosovën dhe vende të tjera në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne inkurajojmë të gjitha shtetet në rajon që të respektojnë Deklaratat e tyre të Përbashkëta të vitit 2018 për të bashkëpunuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, personat e zhdukur dhe trajtimin e krimeve të luftës, të bëra në kuadër të Procesit të Berlinit. Ngjarjet e fundit kanë treguar se edhe sot, normalizimi dhe pajtimi mbeten të pakapshme. U bëjmë thirrje liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë angazhimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve të tyre dhe për të ofruar të ardhmen paqësore, të qëndrueshme dhe të begatë që qytetarët e tyre meritojnë”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Express/

spot_img

Të fundit

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma e fazës së vonuar të gjumit mund të jetë fajtor dhe është më e zakonshme...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e tij”, tha Robert Kalinák, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, në një konferencë shtypi në spitalin...

Krasniqi thotë se PDK s’ka vija të kuqe për partitë politike: Me to i ofendojmë votuesit, mund të jenë familjarë tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike në Kosovë,...