Vdiqa për ty, çfarë po ndodh mes Meritonit dhe Eglës?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe,...

Kjo është shqiptarja që u vra nga ish-bashkëshorti në Athinë

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare...

Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Donika Dabishevci vjen me një libër poetik kushtuar viktimave të luftës

Extra AL PVC

Nga sot mund ta gjeni në librari librin më të ri të poetes Donika Dabishevci, “E gjithkohshmja Andërr” , botuar nga Shtëpia Botuese “Littera”.

Poetja Dabishevci është e njohur për poezitë e saja pasionante kushtuar dashurisë, përkthyer në 11 gjuhë të huaja, dhe në tri si libër të veçantë. Edhe në këtë libër, siç thotë autorja në njoftimin e saj për botimin e librit, ajo i këndon dashnisë, pasi sipas saj dashnia është pikërisht kryefjala e saj poetike.

“Lexuesit m’njohin si poete t’dashnisë, pasi dominante e poezive të mia është dashnia. Dashnia si synim jetësor, si përjetim, si gjendje, si përvojë, si legjitimim i vetë jetës, ekzistencës sonë. Edhe në këtë libër dashnia asht kryefjalë poetike. Frymon e pulëson n’secilën poezi, n’secilën strofë, n’secilin varg. Por, kësaj radhe – dashnia për jetën. Edhe në momentet ma t’randa, ma t’ errëta, ma t’mynxyrshme. Edhe në luftë!”, thekson Dabishevci duke bërë me dije se në libri i ri u kushtohet viktimave të luftës.

“Është rekuiem poetik për t’vrarët, t’masakruemit, t’dhunuemit, t’gjymtuemit, për t’therrunit e t’djegunit për s’gjalli. Për bebet e fmijtë e ndamë mizorisht prej jete. Për nanat mbetun qyqe n’themele shpijash t’rrënueme. Për nuset me duvak t’zi e shpirtnat e djegun t’jetimave. Për vorret pa emna e eshnat pa vorre…”.

“Ka qenë e vështirë që tmerrin e luftës dhe gjithçka që ajo thërmon e përbinë në ingranazhet e saja me e nyjëtu poetikisht, t’parënduem emocionalisht e t’realizuem artistikisht. Distanca kohore, puna, leximet e rikthimet e shpeshta te çdonjana prej poezive, besoj, e kanë ba t’mundun këtë”, thotë autorja e librit, Donika Dabishevci.

Redaktor i librit, shkrimtari dhe studiuesi Gëzim Aliu, i cili ka shkruajtur parathënien e librit, ndër të tjera thotë: “Poetja e ka aftësinë që skenat, ngjarjet, storiet e rënda, të tmerrshme, të lemerishme, t’i krijojë estetikisht bukur, çfarë është shumë e vështirë, pothuajse e pamundshme”.

“Trajtimi poetik i luftës, kur e njeh luftën, kur e ke përjetuar luftën, kur ende nuk e dimë a e kemi tejkaluar traumën e saj, është ripërjetim, edhe për poeten, edhe për lexuesit. Të futesh në pellgun e gjakut me mjete poetike, letrare, estetike, të dalësh, të rrëfesh, të shpëtosh, të bësh art, është madhështi shpirti. Donika e dëshmon madhështinë shpirtërore e mjeshtërinë letrare me “E gjithkohshmja Andërr”.

Për ballinën dhe dizajnin është kujdesur Arbër Murturi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vdiqa për ty, çfarë po ndodh mes Meritonit dhe Eglës?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe,...

Kjo është shqiptarja që u vra nga ish-bashkëshorti në Athinë

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare...

Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i...

Kuvendi i rikthehet normalitetit, votohen disa marrëveshje ndërkombëtare

Me 92 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin...

Vdiqa për ty, çfarë po ndodh mes Meritonit dhe Eglës?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe, banorët e Brother Vip”, kanë vendosur të jenë me të qetë, duke mos u përfshirë...

Kjo është shqiptarja që u vra nga ish-bashkëshorti në Athinë

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë...

Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka komentuar veprimin e fundit...