Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28...

Deputeti i VV-së numëron sukseset e Qeverisë: Me liberalizim i kemi dhënë fund izolimit të qytetarëve

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka folur për sukseset...

Kroacia nis sot në Kosovë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

‘3-vjetori i vdekjes’ – Nderohet komandanti i njësitit ‘Syri i Shqiponjës’, Xhavit Elshani

Extra AL PVC

Kreu i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se sot, në 3-vjetorin e vdekjes, në varrezat e të rënëve për lirinë e atdheut, në Landovicë, me pjesëmarrjen e familjarëve të tij, të familjarëve të dëshmorëve, të bashkëluftëtarëve të shumtë, të drejtuesve të organizatave të dala nga lufta, nga Rahoveci dhe Prizreni, deputetë e miq, kujtuan me pietet të lartë bashkëluftëtarin dhe ish-eprorin e UÇK-së, Komandantin e Njësitit Diversant “SYRI I SHQIPONJËS”, të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, Xhavit Elshani nga Pirana.

“Xhaviti ishte pjesëmarrës e udhëheqës i aksioneve të shumta e të guximshme kundër armikut. Shquhej për sensin e lartë të organizimit dhe të veprimeve të suksesshme ushtarake. U dëshmua në çdo betejë kundër forcave pushtuese serbe. Më 21 janar 1999, derisa po shkonin në një detyrë të posçme për të depërtuar armë e municione për nevojat e Zonës Operative të Dukagjinit, hasën në pritën armike mbi fshatin Fortesë, e në ballafaqim e sipër, mbeti i vrarë bashkëluftëtari dhe heroi Skender Rexhepi. Xhaviti u plagos rëndë. Plagë të rënda kishin marrë edhe heroi Fitim Duraku (u përjetësua, më 4 prill 1999) dhe veprimtari i hershëm e luftëtari i përkushtuar, Mustafë Bajraktari, i cili vdiq pas luftës.

Përveçse luftëtar i dalluar i UÇK-së, Xhaviti ishte njeri i dashur për familjen, shokët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njihnin. Koha e shpenzuar me të ishte gjithmonë inspiruese, për çfarë do të lërë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë.

Ai ishte aktiv dhe në paqe, në ndërtimin dhe fuqizimin e TMK-së (Batalion Gardist), duke qenë në vazhdimësi një shembull i mirë dhe emër i nderuar nga shokët, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur e kanë bashkëvepruar me të.
S’u dorëzua asnjëherë përballë vështirësive dhe mbeti shëmbëlltyrë deri në çastin e fundit.

Vdekja e tij la të pikëlluar familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë liridashësit. Vepra atdhetare e Xhavitit do të mbetet në kujtesën tonë përjetësisht.”, ka shkruar mes tjerash ai.

spot_img

Të fundit

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28...

Deputeti i VV-së numëron sukseset e Qeverisë: Me liberalizim i kemi dhënë fund izolimit të qytetarëve

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka folur për sukseset...

Kroacia nis sot në Kosovë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë...

Presidenti i Iranit vdes nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij,...

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do...

Deputeti i VV-së numëron sukseset e Qeverisë: Me liberalizim i kemi dhënë fund izolimit të qytetarëve

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe subjekti tij politik, Vetëvendosje. Ai...

Kroacia nis sot në Kosovë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Ministria kroate e Mbrojtjes...