Bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeçare- e mitura kthehet te prindi, i dyshuari lirohet

Një person është arrestuar e më pas është liruar...

“Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin”, thotë Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kreu i SBASHK-ut e paralajmëron Qeverinë, do t’i drejtohet Kushtetueses e Avokatit të Popullit

Extra AL PVC

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë më 2 shkurt ka bërë të ditur se ka mbajtur takim me disa nga shefat e GP të Kuvendit.

SBASHK-u ka mbajtë takim me PDK dhe LDK, ndërsa me VV dhe AAK janë në pritje të takimit.

Tema e takimit ka qenë pakënaqësia për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveria ‘Kurti’ e ka shkelur ligjin.

Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët.

“U kemi bërë thirrje VV e opozitës për takim për t’i prezantuar shqetësimet e tonë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kemi vërejtur se është shumë i padrejtë ndaj punëtorëve të arsimit sepse i numëron vetëm si numra vitet e 90-ta por kur bëhet përshkallëzimi për pensionet nuk i merr përbazë këto por i merr përbazë vetëm deri me 1 janar 1990 që konsiderojnë që gjoja deri atëherë janë paguar ato kontribute kjo është shkelje e ligjit”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, ndryshimet në skemën pensionale kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar të arsimit.

Ai ka përmendur edhe disa çështje ku sipas tij është prekur ligji.

Tutje, Jasharaj ka treguar se kanë kërkuar takim edhe me Avokatin e Popullit.

“Tjetra është se nga viti 99-2002 kur është krijuar Trusti Pensional në ato vite nuk numërohen fare edhe pse kemi punuar të gjithë. Është prekur edhe ligji për statutin e punëtorit të arsimit vitet 90-ta me këto veprime po dëmtohen punëtorët e arsimit po shkelët e drejta e fituar e punëtorëve. Kemi kërkuar nga deputetët që të mbledhin nënshkrime dhe ta dërgojnë në Kushtetuese po presim edhe një caktim të takimit me Avokatin e Popullit qe t’i prezantojmë këto shqetësime”.

Jasharaj tha se punësimi i punëtorëve në arsim ka qenë i shenjtë në vitet e 90-ta.

Ai thotë se gëzim i madh ka qenë kur pati deklarata se po njihen edhe pensionet e këtij viti.

“Qeveria Kurti edhe ligjet ekzistuese për të punësuarit po donë me i prekë në mënyrë negative, është pritur me gëzim se ka pas deklarata që po njihen edhe vitet e 90-ta dhe të punësuarit që janë dënuar dhunshëm ka qenë gëzim i paparë por ndodhi e kundërta e saj, ato vite kanë qenë të shenjta për secilin”, deklaroi Jasharaj për Front Online.

 

spot_img

Të fundit

Bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeçare- e mitura kthehet te prindi, i dyshuari lirohet

Një person është arrestuar e më pas është liruar...

“Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin”, thotë Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka...

Do e shoqërojnë 150 persona! Me masa drakoniane sigurie, Edi Rama takim me shqiptarët në Athinë! Zbulohet axhenda e takimeve

Autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e sotme të kryeministrit Rama në Athinë, e cila do të nisë pas...

Bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeçare- e mitura kthehet te prindi, i dyshuari lirohet

Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt, pasi dyshohet se ishte martuar me një të mitur nën 16...

“Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin”, thotë Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kandidimi Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq kryeministrin Albin...