Gërvalla thotë se nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë...

Bashkëpunimi me Getin, Luizi zbulon pak nga muzika e dyshes

Luizi dhe Geti kanë gati bashkëpunimin muzikor. Kënga e cila...

“Nuk e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë”, Roza shpërthen ndaj Eglës

E ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti vizitoi Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës dhe MINT-in

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti vizitoi sot Agjencinë për Regjistrimin të Bizneseve të Kosovës (ARBK), ku në takim me drejtues të kësaj agjencie biseduan mbi rëndësinë e digjitalizimit të sa më shumë shërbimeve që kontribuojnë direkt në të bërit biznes, zhvillimin e industrisë dhe rritjen e produktivitetit të bizneseve.

Drejtoresha e ARBK-së Lebibe Haliti informoi kryeministrin Kurti për punën e deritanishme, lehtësimin e procedurave përmes digjitalizimit të procesit për kryerje të shërbimeve, planet për të ardhmen dhe sfidat e agjencisë.

Duke e përgëzuar për rezultatet, angazhimin dhe shërbimet e reja të cilat ARBK ka filluar së fundi t’i ofrojë, kryeministri Kurti dha mbështetjen e tij për avancimin e mëtejmë të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shtetin dhe bizneset.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin që ARBK mund të luajë në raport me arsimin dual që tashmë është në vitin e dytë të zbatimit.

Ndryshe, ARBK është themeluar në vitin 2002 dhe aty janë të regjistruara mbi 106 mijë biznese.

ARBK ka gjithsej 32 qendra komunale duke përfshirë këtu edhe qendrën komunale në Leposaviq, e cila për herë të parë u hap javën e kaluar.

Po ashtu, javën e kaluar, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës Veriore përmes të cilit do të konsolidohet zyra e ARBK-së brenda kësaj komune ku mund të regjistrohen bizneset e reja.

Pas vizitës në ARBK, kryeministri Kurti u mirëprit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku së bashku me ministren Rozeta Hajdari diskutuan mbi planet dhe prioritetet e kësaj ministrie për vitin 2024.

spot_img

Të fundit

Gërvalla thotë se nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë...

Bashkëpunimi me Getin, Luizi zbulon pak nga muzika e dyshes

Luizi dhe Geti kanë gati bashkëpunimin muzikor. Kënga e cila...

“Nuk e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë”, Roza shpërthen ndaj Eglës

E ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati,...

Gërvalla thotë se nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por kërkon vetëm krijimin e Asociacionit në Kosovë. Sipas saj,...

Bashkëpunimi me Getin, Luizi zbulon pak nga muzika e dyshes

Luizi dhe Geti kanë gati bashkëpunimin muzikor. Kënga e cila ka kohë që u paralajmërua do të lansohet së shpejti. ‘Ding Ding’ titullohet kënga dhe në...

“Nuk e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë”, Roza shpërthen ndaj Eglës

E ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati, komentoi rrugëtimin e saj dhe zbuloi planet që ka. “Unë zgjodha të bëja Big Brother modern,...