Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dënimi i Lekajt, reagon Basha: Qesharake, ky dënim i jep shpresë kriminelëve

Extra AL PVC

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe tre të tjerëve në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Gjykata e dënoi me tri vite e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

E ndaj këtij dënimi ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili e ka quajtur qesharak vendimin e Gjykatës Themelore.

“Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion euro është qesharak! Kjo miq i bie që 53 milion euro dëm po lahen me 1,320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ditë burg për çdo 40 mijë euro dëm shtetit. TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 26 janar 2024, Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojtja lirimin e tyre nga akuza.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

 

spot_img

Të fundit

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të...

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj...

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër ka gjasa të marrë fund saga e zgjedhjeve të reja Pas dështimit për ta përfshirë në...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në Kosovë, ISP Broadcast me pronar Qendrim Kryeziun, po merr pjesë në panairin prestigjioz ANGA COM. Me...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të mos e ndaloni konsumimin e kalorive në tërësi. Ndalimi i konsumimit të kalorive luan rol kyç...