Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Albin Kurti përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën në 42 vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serb në Gjermani.

Kurti u shpreh se mes atentateve politike në historinë moderne të Kosovës, rasti i tyre paraqet një dosje më vete.

Postimi i plotë:

Mes atentateve politike në historinë moderne të Kosovës, rasti i tyre paraqet një dosje më vete. Përmes saj mund të lexohet vet historia e ekzilit politik të shqiptarëve, përndjekja e tyre nga strukturat e sigurisë të Serbisë dhe historia e bashkëpunëtorëve të tyre. Atentati ndaj Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u krye 42 vite më parë, më 17 janar 1982. Ata u vranë ashtu siç ishte organizuar nga shërbimet e fshehta të Serbisë, që kishin bërë përvojë paraprakisht me atentate të ngjashme ndaj ekzilit politik kroat.

Atë të dielë dimri dhe me borë në Gjermani, tre veprimtarët politikë shqiptarë të shënjestruar, Jusuf Gërvalla, vëllai i tij Bardhoshi dhe gazetari Kadri Zeka, sapo kishin dalë me makinë nga një garazhë në Untergrupenbach pranë Heilbronnit. Fare pak metra më tutje, dy persona anonimë kishin dalë nga një punishte ndërtimi dhe me revolet e tyre kishin shtënë 12 plumba në drejtim të makinës. Prej tyre, gjashtë plumba e kapën Bardhoshin që po e voziste makinën, kurse Jusufi dhe Kadriu u goditën me nga dy plumba. Një atentat i kryer qartazi nga vrasës të trajnuar dhe i ideuar politikisht, sipas stilit famëkeq të shërbimeve sekrete të Serbisë, që veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, i kishte ashpërsuar shumëfish përndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe torturat mbi aktivistët politikë shqiptarë që i gjurmonte edhe jashtë shtetit.

Rënia aq e bujshme e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut si dhe jehona aq e gjatë e këtij atentati, nuk u përcoll deri në fund nga drejtësia. Por historia e veprimtarisë së tyre politike, pasuar nga veprat letrare të Jusufit dhe këngët e tij me Bardhoshin, sikur edhe profili prej gazetari dhe aktivisti i Kadriut, vetëm sa kanë shkuar duke u bërë më të kristaltë. Nga koha kur janë vrarë më 17 janar 1982 dhe deri sot pas 42 vitesh kur po i kujtojmë, Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu janë kthyer në emra referencialë për të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

Lavdi Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për veprat e tyre atdhetare dhe për jetën e dhënë në rrugën për lirinë e Kosovës!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...