Presidenti i Iranit vdes nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij,...

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës....

Kërcënon Vulin: Nuk heqim dorë nga Kosova dhe nuk i vendosim sanksione Rusisë

Vulin, i cili është edhe kreu i Lëvizjes Socialiste,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“9 maji është i veçantë, për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës”, Konjufca uron ditën e Evropës

Extra AL PVC

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo.

“Duke shprehur mirënjohje për organizimin e një pritjeje të tillë dhe duke theksuar se është viti i 16-të që Kosova shënon dhe feston Ditën e Evropës, kryetari Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo”, thuhet në njoftim.

I pari i Kuvendi gjatë tha se këtë vit 9 maji është i veçantë pikërisht, për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës, si rezultat i fillimit të zbatimit të vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen, pas një procesi të stërzgjatur padrejtësisht.

Po ashtu, kryeparlamentari potencoi se Kosova ka shënuar një hap tjetër të suksesshëm në rrugëtimin e saj evropian, me rastin kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka thënë po anëtarësimit të shtetit tonë, duke përmbyllur kështu me sukses fazën e parë të anëtarësimit në këtë organizatë.

‘’Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, tha ndër të tjera Konjufca.

Konjufca potencoi se për Kosovën dhe gjithë rajonin anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i rëndësisë së veçantë, duke shtuar se përfitimet nga anëtarësimi janë të dyanshme.

’Më shumë paqe, siguri dhe prosperitet zhvillimor për Kosovën dhe rajonin do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt’’, tha më tej Konjufca.

Ndryshe, Konjufca u ka uruar të gjithëve 9 majin, Ditën e Evropës, ku uroi një Evropë sa më të bashkuar me Kosovën pjesë integrale të saj.

spot_img

Të fundit

Presidenti i Iranit vdes nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij,...

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës....

Kërcënon Vulin: Nuk heqim dorë nga Kosova dhe nuk i vendosim sanksione Rusisë

Vulin, i cili është edhe kreu i Lëvizjes Socialiste,...

Presidenti i Iranit vdes nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua...

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet miratimi i...

Kërcënon Vulin: Nuk heqim dorë nga Kosova dhe nuk i vendosim sanksione Rusisë

Vulin, i cili është edhe kreu i Lëvizjes Socialiste, theksoi se këto nuk janë zgjedhje për rregullime komunale, se kjo nuk është një luftë...