Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Foto/ Nëna me 3 fëmijët e zhdukur në Shkodër, njëri u gjet i mbytur me shenja dhune në fytyrë

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj rezultojnë të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​79 vite nga masakra në Tiranë

Extra AL PVC

Sot bëhen 79 vjet nga masakra e ndodhur në Tiranë, ku mendohet se u pushkatuan 84 antifashistë dhe 400 të tjerë u mbyllën në kampet e përqendrimit.

Operacioni i 4 shkurtit, i quajtur Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 sipas numrit të gazetës “Bashkimi” që doli një vit pas ngjarjes, në kohën e regjimit komunist, ishte një operacion kundëraksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare si përgjigje e atentateve që komunistët u kishin bërë figurave politike.

Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë ka mbetur një enigmë në lidhje me motivin dhe numrin e të vrarëve.

Historiografia shqiptare ende debaton në lidhje me këtë ngjarje, teksa në ndihmë vjen edhe dokumentacioni britanik i kohës për motivin dhe realitetin politik të atyre ditëve të para të shkurtit 1944. Në dosjen me kod HS 5/96, të inteligjencës ushtarake të SOE, ka edhe një paragraf për ngjarjen e 4 shkurtit.

“Partizanët vazhdojnë të tregojnë shenja aktiviteti në zonën e Tiranës ku besohet se ndodhet Komiteti Qendror i Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Në datën 3 shkurt, një atentat i pasuksesshëm raportohet të ketë ndodhur për jetën e Xhafer Devës, ministër i Brendshëm dhe një kolaboracionist i njohur. 60 partizanë nga burgu i Tiranës thuhet se janë masakruar si reprezalje”, thuhej në dokumentin britanik.

Ndërsa vetëm në vitin 2015 do të publikohej një letër sekrete në media e një udhëheqësi të Partisë Komuniste Naho Spiru, i cili rrëfen detaje nga terrori dhe sulmet mes të cilave janë gjendur komunistët në shkurtin 1944. Letra e tij i drejtohet Koçi Xhoxes (Trashi), Miladin Popoviçit (Ali) dhe Liri Gegës (Muzhik) dhe shpjegon me një shënim në krye të letrës së ato çfarë shkruan janë shkëputur nga një letër që ia ka nisur edhe Enver Hoxhës (Tarasi).

Ai në letër e cilëson si një masakër ngjarjen e 4 shkurtit por nuk jep numrin e saktë të të vrarëve. Ndërsa tregon emrat e disa të vrarëve, Naho Spiru shpreh shqetësimet se kjo ngjarje mund të përsëritet.

E megjithatë ende nuk ka një shpjegim të qartë zyrtar nga shteti shqiptar për këtë ngjarje por sipas këtyre fakteve ka ndodhur një masakër e vërtetë ndaj komunistëve të cilët kishin ngritur krye ndaj pushtetit të Mbretit Zog në Shqipëri./ TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Foto/ Nëna me 3 fëmijët e zhdukur në Shkodër, njëri u gjet i mbytur me shenja dhune në fytyrë

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj rezultojnë të...

Rusia pretendon se ka pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e...

Foto/ Nëna me 3 fëmijët e zhdukur në Shkodër, njëri u gjet i mbytur me shenja dhune në fytyrë

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej tre ditësh. Dy vajzat, 8 dhe 6 vjeç, djali 4-vjeçari dhe nëna e...