Të fundit:

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...
ISP BroadcastISP Broadcast

74-vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

ISP Broadcast

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas këtij akti historik, Asambleja kishte ftuar të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqeshin që të përhapej, paraqitej, lexohej dhe të shpjegohej, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme e kishte shpallur këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm, të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.   /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë. Në një video të...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për shumicën e politikanëve – por Donald Trump nuk është si shumica e politikanëve. Ish-presidenti, 76 vjeç,...