Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

25-vjetori i masakrës së Mejës, Osmani e Kurti zotohen për drejtësi në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës

Extra AL PVC

Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës.

Nga aty, krerët institucionalë kërkuan drejtësi për viktimat, teksa u zotuan se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”, duke thënë se nuk do rreshtin së kërkuari drejtësi. “376 civilë të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë”.

376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, Srebrenica e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore. “Sibjet po mbahen 25 kur lufta e arriti kulmin e luftës para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në historinë elitës masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja.

Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë”, tha Kurti.

“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit tha se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.

spot_img

Të fundit

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar...

Siljanovskwn e habit fitorja: Qe disa orë po e pyes veten si e meritova këtë nder

Gordana Siljanovska Davkova sonte në një konferencë për media...

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut. “Jemi forca e dytë politike, Fronti Evropian...

85 përqind e votave të numëruara- ky është numri i mandatave që kane fituar VMRO, Fronti Evropian, VLEN…

Janë numëruar më shumë se 85% e votave në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të mandateve të fituara për Kuvendin e Maqedonisë...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar se në qytetin Alborg të Danimarkës është takuar me kryetarin , Lasse Frimand Jensen, ku...