Borrell: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim ekzistencial për BE-në

Diplomati më i lartë i BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi...

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi sy hapur në çdo moment ndaj Serbisë

Extra AL PVC

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Shfwarz, në një intervistë për emisionin “Përballje”, në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për 25-vjetorin e çlirimit të vendit, raportet Kosovë – Shqipëri, procesin e anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës, si dhe për raportet që ajo ka me presidenten Vjosa Osmani.

Ministrja në intervistë u shpreh se 25 vite pas çlirimit, Kosova është ndër shtetet e rajonit që prin në shumë fusha.

Ajo theksoi se është bërë kohë e gjatë që nga çlirimi i vendit tonë, ku është përmbyllur një etapë e dhimbshme e historisë tonë.

“Në vazhdimësi, shqiptarët në Ballkan, po sidomos ne në Kosovë, jemi përpjekur të çlirohemi nga pushtimi i huaj. Edhe ky pushtim i huaj ka marrë fund në Kosovë në vitin 1999. Është krejtësisht normale që mbas një periudhe të tillë, e cila përfundoi me një luftë gjenocidale të Serbisë në Kosovë, të ketë hapa të vështirë në rindërtim të vendit, në ngritje të strukturave shtetërore, në ngritje të demokracisë”, theksoi ministrja.

Në “Përballje”, ministrja tha se tashme me krenari mund të shohim prapa në etapën e një çerek shekulli, e cila i ka shërbyer ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Sot, shteti i Kosovës nuk është një prej shteteve të Ballkanit Perëndimor por është shteti i cili prin në shumë fusha, dhe sidomos në fusha që kanë të bëjnë me standardet e demokracisë, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Pra, po i shini edhe statistikat, Kosova ka jo vetëm qytetarët më të rinj të rajonit, por i ka edhe qytetarët më optimist të rajonit”, nënvizoi ajo.

Ministrja Gërvalla gjatë emisionit “Përballje” në Telegrafi.com. Foto: Ridvan Slivova
Sipas ministres, kjo tregon se sa e madhe është qëndrueshmëria edhe vendosmëria e qytetarëve të këtij vendi për ta çuar vendin përpara.

Siguria dhe sulmi në Banjskë

Në intervistë, ministrja u deklarua edhe për çështjen e sigurisë, ku përmendi edhe sulmin në Banjskë, ku gjatë muajit shtator grupe kriminale vranë policin Afrim Bunjaku, derisa ishte në krye të detyrës.

Ministrja tha se për gjatë këtyre viteve, Kosova është përballur me sfida të mëdha sa i përket çështjes së sigurisë.

“Sfidat e mëdha që kemi jo vetëm të sigurisë, por gjatë këtij çerek shekulli ne na kanë shoqëruar shumë dukuri, të cilat është dashur të tejkalohen. Prandaj, edhe sulmin në Banjskë, i cili ishte një akt i hapur i agresionit kundër Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, ishte një sulm kundër jo vetëm institucioneve, por edhe territorit tonë”, pohoi ajo.

Përkundër sfidave, ministrja u shpreh se populli i Kosovës asnjëherë nuk ka hequr dorë nga Kosova, për të jetuar dhe vepruar në vendin e tyre.

“Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi sy hapur në çdo moment, jo vetëm institucionet, por edhe qytetarët, sepse fqinji ynë verior edhe njëzet e pesë vjet pas luftës nuk ka hequr dorë nga synimet e tij hegjemoniste, jo vetëm ndaj Republikës së Kosovës, por siç po shohim edhe ndaj fqinjëve të tjerë”, potencoi Gërvalla.

Ajo tha se nuk duhet harruar asnjëherë se ballafaqimi me Serbinë është i përditshëm.

“Për mua nuk është rastësi që Serbia gjëra të tilla organizon atëherë kur mendon se politika ndërkombëtarë është e zënë me tema tjera. Prandaj, kur zhvilloheshin zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Serbia bëri një veprim”.

Ministrja Gërvalla bëri dhe disa kritika ndaj ndërkombëtarëve, ku sipas saj, ata nuk kanë ndëshkuar shtetin serb për sulmin terrorist.

“Përgjigjja e bashkësisë ndërkombëtare, përgjigjja e partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës nuk ka qenë ajo e duhura. Gjë që jo vetëm që nuk e ndëshkon Serbinë për atë çfarë ka bërë, por në sytë tanë e rrit rrezikun e përsëritjes së akteve të tilla ose të akteve të ngjashme me atë çfarë ka ndodhur në Banjskë”, tha ajo.

Në intervistë, ministrja foli edhe për disa tema tjera me rëndësi. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Borrell: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim ekzistencial për BE-në

Diplomati më i lartë i BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi...

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do...

Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: “Rombi i kuq” u shfaq aty ku nuk ishte

Nëse i hidhni një sy pjesës së pasme të...

Borrell: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim ekzistencial për BE-në

Diplomati më i lartë i BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një “kërcënim ekzistencial” për Europën, ndërsa i kërkoi...

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesore, një pasi sabotuesit paralizuan pjesën më të...

“Kurti 25% të kohës e kalon në të pame”, reagon zëdhënësi i Qeverisë: Merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra

Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një statistikë për punën e përditshme publike të kryeministrit Albin Kurti ku...