Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15...

Kurti në darkë pune edhe me krerët e Guxo, diskutojnë për zgjedhjet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

22 palestinezë humbin jetën pas sulmeve të ushtrisë izraelite

Extra AL PVC

Të paktën 22 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, të paktën pesë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë së familjes al-Terturi në rrugën ”Abu Husayra”, në perëndim të qytetit të Gazës.

Si pasojë e bombardimit të avionëve luftarakë izraelitë ndaj shtëpisë që i përkiste familjes Hejazi në lagjen ”Sabra”, në jug të qytetit të Gazës, dy gra palestineze humbën jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën dhe disa kanë mbetur nën rrënoja.

Gjithashtu, thuhet se të paktën katër palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga avionët luftarakë izraelitë të shtëpisë që i përket familjes Hatib në lagjen ”Al-Jenina”, në lindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Ndërkohë gjashtë palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie të familjes Hajavat në kampin e refugjatëve Al-Shabura në qendër të Rafah në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur.

Më tej njoftohet se pesë palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e familjes Abu Taha në Rafah.

Në Rripin e Gazës me një popullsi prej rreth 2,3 milionë banorësh, po përjetohet një katastrofë e madhe humanitare për shkak të pengesës për hyrjen e ndihmave humanitare dhe si pasojë e vazhdimit të sulmeve nga ushtria izraelite duke shënjestruar vendbanimet civile, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret e palestinezëve të zhvendosur që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, 34.454 palestinezë, përfshirë të paktën 14 685 fëmijë dhe 9 670 gra u vranë dhe 77 575 u plagosën.

Ndërsa njoftohet se, nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, se infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu u vendosur në objektiv spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./atsh

spot_img

Të fundit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15...

Kurti në darkë pune edhe me krerët e Guxo, diskutojnë për zgjedhjet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një...

Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka...

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe...

Në prag të takimit të Komitetit të Ministrave, Osmani bisedon me homologun gjerman – kërkon përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në prag të takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ka folur me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier...

Kurti në darkë pune edhe me krerët e Guxo, diskutojnë për zgjedhjet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me bashkëdrejtuesit e “Guxo”, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin. Sipas njoftimit që ka lëshuar...