Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

143-vjetori i Betejës së Shtimes dhe Slivovës (1881)

Extra AL PVC

143-vjetori i Betejës së Shtimes dhe Slivovës – Beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit më 18 prill 1881 kundër ushtrive osmane. Afër 4.000 vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione të armatës së Dervish Pashës, me rreth 15.000 ushtarë e oficerë të pajisur me armatimin më të mirë të kohës.

Forcat osmane morën Shkupin në fund të marsit dhe marshuan drejt Ferizajt për të nënshtruar Fushë-Kosovën. Forcat shqiptare me M. Sokolin dhe A. Ibrën zunë vend afër Shtimes, ndërsa një pjesë tjetër pranë fshatit Slivovë.

Luftimet u zhvilluan prej 18 deri 20 Prill 1881. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e ushtrisë osmane dhe kundërsulmuan disa herë. Në një nga këto kundërsulme Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut. Më 21 prill, shqiptarët, për shkak të epërsisë të armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan ndeshje në Dukël dhe Suharekë, për të penguar ushtrinë osmane të hynte në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.

spot_img

Të fundit

“Shtiu 7 plu*mba në drejtim të shokut të fëmijërisë”, vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17...

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e...

State Departmenti për Express: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti...

“Shtiu 7 plu*mba në drejtim të shokut të fëmijërisë”, vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vite burgim, Qëndrim Jonuzajn, për vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Gazmend Hyseni i...

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë të martën, ndërsa studentët në Universitetin ‘Columbia’ morrën nën kontroll një ndërtesë, duke thënë...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e vaksinave, studiuesit mund të kenë gjetur një zgjidhje të mundshme për problemin e baktereve rezistente...