Shefja e KE-së thotë se AfD-ja po e “tradhton” Gjermaninë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi...

Gonzato: Standartet, shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit janë thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Extra AL PVC

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill, por ai ndërroi jetë nga plagët e pësuara dy ditë më vonë.

Rrustemi u lind në Libohovë, në një familje atdhetare. I ati ishte Qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut Pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.

Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913, dhe Tepelenë e në Vlorë 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij, u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.

Në pranverë 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, ndërsa më 13 qershor 1920 vrau në Paris Esat Pashë Toptanin. Gazeta e njohur franceze “Le Meiroir”, më datë 20 qershor 1920 publikoi një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit.

Në këtë foto, ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze pasi kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit. Megjithatë, Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6-muajve.

Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intensifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi shoqërinë federata “Atdheu”, me kryetar nderi Avni Rustemi.

Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”.

Avni Rustemi, nuk ishte vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”.

Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fudullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, ndaj tij kryhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku vdes dy ditë më vonë. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.

spot_img

Të fundit

Shefja e KE-së thotë se AfD-ja po e “tradhton” Gjermaninë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi...

Gërvalla për AP: Nëse Ukraina s’e fiton luftën me Rusinë, Evropa të përgatitet për konflikte të tjera

Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se...

Gonzato: Standartet, shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit janë thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori...

Escobar zbulon prapaskenat – dezinformatat kundër tij u raportuan pasi e kishte njoftuar Qeverinë e Kosovës se po largohet

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe...

Shefja e KE-së thotë se AfD-ja po e “tradhton” Gjermaninë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi partinë AfD se po “tradhton” Gjermaninë, përderisa partia e ekstremit të djathtë është duke u...

Gërvalla për AP: Nëse Ukraina s’e fiton luftën me Rusinë, Evropa të përgatitet për konflikte të tjera

Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në Ukrainë që...

Gonzato: Standartet, shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit janë thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për ecurinë...