”A nuk u lodhët, playback …’’, Vesa Luma thumbon keq estradën për performancat në Sunny Hill

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shprehur hapur...

Ky është mërgimtari shqiptar nga Kosova që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.Një...

Selmanaj: Vetëvendosje e shpall tradhtarë kushdo që mendon ndryshe e ua shfaq dështimin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama për Xhakën e Shaqirin: Po përdoren si “mish për top” për lojë luftërash ballkanike

Extra AL PVC

Për paraqitjet e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit po vazhdon të flitet e komentohet gjithandej në vendet ballkanike dhe më gjerë pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë e cila kësaj të fundit i kushtoi me eliminim nga Kupa e Botës.

Në lidhje me këto raportime të shumta dhe përkrahjen e madhe që ka marrë dyshja e futbollistëve nga Kosova, ka folur edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se ata janë dy futbollistë shqiptarë të cilët i ndjekim me shumë simpati, por se, sipas tij, emrat e tyre po përdoren si ‘mish për top për “disa lojëra ballkanike”.

Rama: Shaqiri e Xhaka po përdoren si ‘mish për top’ pë lojë luftërash ballkanike

“Nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashur dhe pa diskutim simpati të madhe që të gjithë për një ndeshje te veçantë, çfarë do të bëja konkretisht? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze për hirë të së vërtetës. Sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi, më falni për shprehjen, qesharak, por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket që kush e bënë këtë, nuk bënë gjënë e duhur…Më është dukur vërtetë për të ardhur keq si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të denjë dhe të nderuar të atij shteti dhe për atë arsye luajnë për atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre të përdoren si ‘mish për top’ për një lojë luftërash ballkanike.”, theksoi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë dhe qytetarë.

Ndryshe, në fitoren e Zvicrës me rezultat 3-2 Xherdan Shaqiri kontribuoi me një gol të shënuar, kurse Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë në fushë.   /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

”A nuk u lodhët, playback …’’, Vesa Luma thumbon keq estradën për performancat në Sunny Hill

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shprehur hapur...

Ky është mërgimtari shqiptar nga Kosova që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.Një...

Selmanaj: Vetëvendosje e shpall tradhtarë kushdo që mendon ndryshe e ua shfaq dështimin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes...

Capital T për pak rrëzohet në skenën e “Sunny Hill”, pamje nga momenti

Në një moment të papritur gjatë performancës së tij...

”A nuk u lodhët, playback …’’, Vesa Luma thumbon keq estradën për performancat në Sunny Hill

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj disa kolegëve të estradës që këndojnë ‘playback’ në skenat e mëdha...

Ky është mërgimtari shqiptar nga Kosova që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.Një i ri dyshohet se ka humbur jetën pasi që ra nga një shkëmb i lartë. Ekipet...

Selmanaj: Vetëvendosje e shpall tradhtarë kushdo që mendon ndryshe e ua shfaq dështimin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se shpall tradhtar këdo që...