27 gra të vrara për 119 ditë, australianët kërkojnë ashpërsimin e ligjeve

Protesta janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije...

Një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar për blerje dru zjarri

MPB njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Borxhi i jashtëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosova qëndron më së miri

Extra AL PVC

Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova qëndron më së miri në krahasim me vendet e rajonit.

Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare.

Borxhin e jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Kosova ka borxhin më të ulët të jashtëm, sipas të dhënave nga Ministria e Financave e Kosovës. Me 580 milionë euro detyrime të jashtme, Kosova është e vetmja që nuk kalon as 1 miliardë euro borxhe të jashtme në rajon, ndërsa ky borxh përbën rreth 6.87 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GJDP).

Nga i gjithë rajoni, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, sa i përket nivelit të borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin Bruto Vendor. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4 për qind, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin prej 60 për qind që është një nivel kritik sipas standardeve ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3 për qind të GJDP-së.

Bosnjë e Hercegovina gjithashtu ka nivel mjaft të ulët të borxhit të jashtëm, me rreth 22.2 për qind nga GJDP-ja e tyre.

Shqipëria ka borxh të jashtëm shtetëror që arrin 34.1 për qind të GJDP-së, ndërsa borxhi i jashtëm i Serbisë shkon mbi 20 miliardë euro, që është 34.5 për qind e GJDP-së së saj.

Borxhi i përgjithshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë se kaq, nëse përfshihen detyrimet edhe ndaj kreditorëve të brendshëm. Për shembull, borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi, si vend me më shumë borxhe në rajon, arrin 75 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Borxhi i Serbisë dhe ai i Shqipërisë janë gjithashtu dyfish më të larta, nëse llogariten në total.

Ndërsa borxhi i Kosovës trefishohet dhe arrin nivelin prej 20.48 për qind të GJDP-së nëse përfshihet borxhi i brendshëm. Megjithatë, edhe me këto parametra Kosova mbetet me borxhin më të ulët publik në rajon.        /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

27 gra të vrara për 119 ditë, australianët kërkojnë ashpërsimin e ligjeve

Protesta janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije...

Një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar për blerje dru zjarri

MPB njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare...

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Shanina Shaik ndërroi shkëlqimin e saj në tapetin e kuq, teksa po shkonte në Stagecoach, festivali më i madh i muzikës ‘country’ në Kaliforni,...

27 gra të vrara për 119 ditë, australianët kërkojnë ashpërsimin e ligjeve

Protesta janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës së fundit kundër grave. Demonstruesit duan që dhuna me bazë gjinore...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë. Mediat serbe raportojnë...