Të fundit:

Politikani serb: E vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po i fshehet popullit në Serbi

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se mbi kokën e...

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina...
ISP BroadcastISP Broadcast

Borxhi i jashtëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosova qëndron më së miri

ISP Broadcast

Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova qëndron më së miri në krahasim me vendet e rajonit.

Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare.

Borxhin e jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Kosova ka borxhin më të ulët të jashtëm, sipas të dhënave nga Ministria e Financave e Kosovës. Me 580 milionë euro detyrime të jashtme, Kosova është e vetmja që nuk kalon as 1 miliardë euro borxhe të jashtme në rajon, ndërsa ky borxh përbën rreth 6.87 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GJDP).

Nga i gjithë rajoni, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, sa i përket nivelit të borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin Bruto Vendor. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4 për qind, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin prej 60 për qind që është një nivel kritik sipas standardeve ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3 për qind të GJDP-së.

Bosnjë e Hercegovina gjithashtu ka nivel mjaft të ulët të borxhit të jashtëm, me rreth 22.2 për qind nga GJDP-ja e tyre.

Shqipëria ka borxh të jashtëm shtetëror që arrin 34.1 për qind të GJDP-së, ndërsa borxhi i jashtëm i Serbisë shkon mbi 20 miliardë euro, që është 34.5 për qind e GJDP-së së saj.

Borxhi i përgjithshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë se kaq, nëse përfshihen detyrimet edhe ndaj kreditorëve të brendshëm. Për shembull, borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi, si vend me më shumë borxhe në rajon, arrin 75 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Borxhi i Serbisë dhe ai i Shqipërisë janë gjithashtu dyfish më të larta, nëse llogariten në total.

Ndërsa borxhi i Kosovës trefishohet dhe arrin nivelin prej 20.48 për qind të GJDP-së nëse përfshihet borxhi i brendshëm. Megjithatë, edhe me këto parametra Kosova mbetet me borxhin më të ulët publik në rajon.        /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ka një lajm të mrekullueshëm për ata që pinë kafe amerikane

Kafeja e filtrit, pjesë e së cilës është kafeja...

Boronicat ulin rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 20%

Ngjura e errët në boronica mund të zvogëlojë rrezikun...

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar shqyrtimi i Projektligjit që ishte paraparë të...

Mbajtja e zgjedhjeve të brendshme nuk është çështje momentumi, por e zbatimit të statutit

Shkruan: Afrim Kasolli -Kam qenë nga ata që në...

Ka një lajm të mrekullueshëm për ata që pinë kafe amerikane

Kafeja e filtrit, pjesë e së cilës është kafeja amerikane, mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër deri në 15 për qind, ka...

Boronicat ulin rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 20%

Ngjura e errët në boronica mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20 përqind, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit gjetën se ata...

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar shqyrtimi i Projektligjit që ishte paraparë të mbahet të mërkurën në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Shkak për këtë është bërë...