E rëndë në Kosovë, vajza ther me thikë babanë

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma...

Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri...

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi Betejën e Çabratit

Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri Kurti takohet me Eurodeputetin Lukas Mandl

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. U bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

E rëndë në Kosovë, vajza ther me thikë babanë

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma...

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës,...

Përkujtohet Maks Velo, artisti që vuajti në burgun e Spaçit

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot arkitektin, piktorin...

Sonte fillon Eurovision 2024

Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15...

E rëndë në Kosovë, vajza ther me thikë babanë

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime, ku vajza raportohet se ka therrur babain e saj me thikë pas një...

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i...

Përkujtohet Maks Velo, artisti që vuajti në burgun e Spaçit

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot arkitektin, piktorin dhe publicistin e mirënjohur Maks Velo (31 gusht 1935-7 maj 2020). Maks Velo lindi në Paris...