Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se...

Arben Gashi: Vetëvendosja po refuzon të hetohet për krimet që kanë bërë

Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin...

25-vjetori i vrasjes së Agani, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik, Fehmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vdekja e shtatzënës, Prokuroria: Rasti është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë

Extra AL PVC

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka informuar se deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me vrasjen e shtatzënës.

Prokuroria ka potencuar se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale kundër të pandehurit S.H. i dyshuar se ka kryer veprat penale ”Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.2 të KPKR-së, si dhe ”Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale ”Mospërfillja e Gjykatës” nga neni 393 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sot, në varrezat e reja të fshatit Llugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, e cila është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës. Në varrim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu.

Mbrëmjen e së mërkurës, një burrë (S.H) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Xheal Sveçla ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka kryer vetëvrasje.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se...

Arben Gashi: Vetëvendosja po refuzon të hetohet për krimet që kanë bërë

Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin...

25-vjetori i vrasjes së Agani, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik, Fehmi...

Trashëgimia e përhershme e Skënderbeut për shqiptarët

6 maji shënon edhe ditëlindjen e krye-heroit të kombit...

Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimës të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar. Më pas, Policia thotë...

Arben Gashi: Vetëvendosja po refuzon të hetohet për krimet që kanë bërë

Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve qendrore, nga...

25-vjetori i vrasjes së Agani, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik, Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe. Osmani ka deklaruar se sjellja e autorëve të...