Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri...

Shantazhi i Serbisë ndaj Perëndimit me anë të Kinës

Shkruan: Afrim Kasolli Asgjë nuk e përshkruan më mirë afërsinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti priti në takim Bordin e Trepçës, u zotua për përkrahje të mëtejme

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim bordin e ndërmarrjes Trepça Sh.A, të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e kryeshefit të ndërmarrjes Trepça Sh.A, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Kryeministri theksoi përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe, siç u bë e ditur në komunikatë, u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

Me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyç në zonat ku operon. Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës dhe së shpejti planifikon të hapë pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore.

Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%.

Falë një plani të kujdesshëm, ndërmarrja ka kursyer mbi 1800 MWh energji gjatë këtij viti krahasuar me periudhën paraprake, ndonëse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë.

Për një ringritje të qëndrueshme si ndërmarrje, Trepça, siç është bërë e ditur, po planifikon hapat e radhës me përkrahjen e Qeverisë, si shitja e mbetjeve në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh dhe investimet kapitale në teknologji moderne dhe efiçiente, që mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të energjisë dhe xehes dhe mbron njëherësh mjedisin.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri...

Shantazhi i Serbisë ndaj Perëndimit me anë të Kinës

Shkruan: Afrim Kasolli Asgjë nuk e përshkruan më mirë afërsinë...

Nga e moçmja në modernitet- Si u transformuan dasmat shqiptare në kaq kohë?

Shkruan: Emine Krasniqi Në të kuptuarit e dallimeve midis dasmave...

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri miliona Euro të botës së krimit, të cilat me licenca të qeverisë shqiptare dhe të...

Miratohet Projekt-rregullorja për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë...

Shantazhi i Serbisë ndaj Perëndimit me anë të Kinës

Shkruan: Afrim Kasolli Asgjë nuk e përshkruan më mirë afërsinë diplomatike dhe politike të Kinës me Serbinë, por pa përjashtuar as Hungarinë, se sa vizita...