Të fundit:

Eksperti britanik: Duket se terroristët përdorën makinat që ShBA-ja ia dha Serbisë

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir...

Pieter Feith: Situata e Kosovës dhe Serbisë më e keqe sesa para 10 vitesh

Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësues special i...

Kurti: Sulmi terrorist në veri kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas sulmit terrorist...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti priti në takim Bordin e Trepçës, u zotua për përkrahje të mëtejme

ISP Broadcast

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim bordin e ndërmarrjes Trepça Sh.A, të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e kryeshefit të ndërmarrjes Trepça Sh.A, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Kryeministri theksoi përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe, siç u bë e ditur në komunikatë, u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

Me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyç në zonat ku operon. Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës dhe së shpejti planifikon të hapë pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore.

Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%.

Falë një plani të kujdesshëm, ndërmarrja ka kursyer mbi 1800 MWh energji gjatë këtij viti krahasuar me periudhën paraprake, ndonëse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë.

Për një ringritje të qëndrueshme si ndërmarrje, Trepça, siç është bërë e ditur, po planifikon hapat e radhës me përkrahjen e Qeverisë, si shitja e mbetjeve në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh dhe investimet kapitale në teknologji moderne dhe efiçiente, që mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të energjisë dhe xehes dhe mbron njëherësh mjedisin.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Eksperti britanik: Duket se terroristët përdorën makinat që ShBA-ja ia dha Serbisë

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir...

Kurti: Kontrollet e vazhdueshme të domosdoshme me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Kryeministri Albin Kurti, tha se zbulimi i hershëm i...

Pieter Feith: Situata e Kosovës dhe Serbisë më e keqe sesa para 10 vitesh

Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësues special i...

Kurti: Sulmi terrorist në veri kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas sulmit terrorist...

Eksperti britanik: Duket se terroristët përdorën makinat që ShBA-ja ia dha Serbisë

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir ka thënë se automjetet që u panë në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm...

Kurti: Kontrollet e vazhdueshme të domosdoshme me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Kryeministri Albin Kurti, tha se zbulimi i hershëm i kancerit është parakusht që të shpëtohen jetë njerëzish. Ai në lansimin e fushatën ndërgjegjësuese me...

Pieter Feith: Situata e Kosovës dhe Serbisë më e keqe sesa para 10 vitesh

Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësues special i BE-së, Pieter Feith, ka thënë se Serbia dhe Kosova po humbasin kohë, duke iu referuar...