Një person plagoset aksidentalisht në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka...

A është Telegrami “spiun në xhepin e çdo ukrainasi”?

Kurdo që Rusia shkrep raketa dhe dronë në drejtim...

Shqipëri: Arrestohet i dyshuari që vrau çiftin e moshuar

Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fundi i epokës së artë të Belgjikës

Extra AL PVC

Pavarësisht mungesës së trofeve, Belgjika për katër vite me radhë ishte kombëtarja numër një në ranglistën botërore të FIFA-s.

Futbollistët belg arritën që përgjatë viteve 2018, 2019, 2020 dhe 2021 ta mbanin kombëtaren e tyre në vendin e parë në botë, por që fatkeqësisht sukseset munguan.

Pritjet ishin të mëdha për Belgjikën, e cila në përbërje të skuadrës ka yje të shumtë si Eden Hazard, Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne e Thibaut Courtois.

Këto pritje ishin edhe në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, por që Belgjika dështoi që të gëzojë tifozët e saj.

Belgjika e filloi këtë Botëror me fitore minimale 1:0 kundër Kanadasë, e cila u pasua nga një humbje e befasishme 2:0 nga Maroku. Ndërkaq, në ndeshjen e fundit, Belgjika barazoi pa gola me Kroacinë, rezultat ky që automatikisht shoi shpresat e belgëve për kualifikim dhe u eliminuan qysh në fazën e grupeve.

Shumica e lojtarëve belg që ishin në përbërje janë më në moshë, dhe për disa prej tyre ky Botëror ishte i fundit në karrierë.

Lojtarët si Toby Alderweireld, Jan Vertonghen, Thomas Meunier, Axel Witsel, Kevin De Bruyne e Dries Mertens, pritet që ta kenë luajtur Kampionatin Botëror të fundit në karrierë, gjë kjo që nënkupton për fundin e një epoke të artë te Kombëtarja e Belgjikës, epokë kjo e cila u karakterizua me vetëm vendin e parë përgjatë viteve 2018, 2019, 2020, dhe 2021 në ranglistën e FIFA-s.

 

spot_img

Të fundit

Një person plagoset aksidentalisht në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka...

A është Telegrami “spiun në xhepin e çdo ukrainasi”?

Kurdo që Rusia shkrep raketa dhe dronë në drejtim...

Shqipëri: Arrestohet i dyshuari që vrau çiftin e moshuar

Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin...

Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar...

Një person plagoset aksidentalisht në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një person tjetër. “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Xërxë, Rahovec /...

A është Telegrami “spiun në xhepin e çdo ukrainasi”?

Kurdo që Rusia shkrep raketa dhe dronë në drejtim të qyteteve ukrainase, telefonat mobilë lëshojnë dridhje dhe pastaj bie alarmi i pakëndshëm për paralajmërimin...

Shqipëri: Arrestohet i dyshuari që vrau çiftin e moshuar

Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një çifti të moshuar. Dyshohet...