spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një pikë karburanti sërish dhuroi falas benzinë në SHBA

Extra AL PVC

Së pari kishte “Ditën e Karburanteve të Prillit” gjersa ditën e sotme e shpalli si “Tanksgiving – Dita e dhënies së karburanteve”.

Bëhet fjalë për Ernie Boch Jr., një biznesmen vendas, i cili shpërndau 26 mijë litra benzinë më 1 prill.

Fushata për shpërndarjen e benzinës falas shkoi mirë me një kolonë qindra metra të gjatë dhe e gjithë karburanti i planifikuar u shpërnda në vetëm dy orë.

Tani ai organizoi një Tanksgiving dhe vendosi të dhurojë benzinë me vlerë 50 mijë dollarë. Dhe përsëri, Boch krijoi një interes të paparë, madje pati informacione se do të shpërndaheshin 50 mijë litra karburant, që sipas çmimeve aktuale të karburantit kap vlerën e gati 190 mijë dollarëve.

Kësaj radhe punonjësit e pikës së karburantit morën një udhëzim që nuk mund të derdhej më shumë se 75 dollarë karburant për veturë dhe gjithçka që sa më shumë njerëz të mund të merrnin karburant falas.

Boch theksoi se kjo është e mjaftueshme për një rezervuar të plotë. Këtë herë ai vendosi të jepte dy herë më shumë benzinë se sa më 1 prill.

Shumë amerikanë janë mirënjohës ndaj tij, madje edhe pronarët e automjeteve elektrike e kanë lavdëruar atë. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...