11:03 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Zyrtarja në veri dyshohet për keqpërdorim, shoqërohet në Polici

​Zyrtarja në veri dyshohet për keqpërdorim, shoqërohet në Polici

Policia ka shoqëruar në stacionin policor një shtetase kosovare, e cila dyshohet për përfshirje në veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur më 06 maj 2025 rreth orës 10:00, në veri të Mitrovicës, ndërsa veprimet hetimore kanë çuar në shoqërimin e të dyshuarës më 12.06.2025.

Pas intervistimit në prani të hetuesve policorë dhe me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar dhe rasti do të procedohet më tej në procedurë të rregullt ligjore.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.kp