Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ZRrE del të ketë shpenzuar 583 mijë euro vetëm për qera brenda pesë viteve

ZRrE del të ketë shpenzuar 583 mijë euro vetëm për qera brenda pesë viteve

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pas vendimit të tretë për shtrenjtimit të rrymës – është bërë objekt i hollë shqyrtimi nga opinionisti Shenoll Muharremi, i cili ia nxori pasqyrën e shpenzimeve të qirasë për pesë vite

Ndonëse institucion publik – dhe logjikshëm supozohet të ishte në një ndërtesë publike – ZRrE del të ketë shpenzuar 583 mijë euro vetëm për qera brenda pesë viteve.

Postimi i Muharremit:

Shpenzimet për zyre me qera të ZRRE janë rritë 206.80% prej 2020.

Nga 49,140.00 EUR në 150,763.20 EUR vitin e fundit.

E personeli, për ironi, është zvogëlu nga 31 ne 22.

Ndoshta çmimi i rrymës s’është rritë aq shumë…

Se qiraja e zyrave të ZRRE-së është rritë edhe ma shumë.

583,385.64 EUR shpenzime për qira për disa vite.

Ndoshta vlera shpenzimeve për qira është edhe ma e lartë se kaq për vitin 2025?