Më herët u bë e ditur se një zjarr i madh ka përfshirë një Qendër Tregtare në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, nga ku janë publikuar edhe pamje.
Në një përgjigje për TV Arbëria, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin.
Po ashtu, njoftohet se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar,” thuhet në përgjigjen e policisë për TV Arbëria.