Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zjarre fushore në komunën e Suharekës, gjendja e rënduar

Zjarre fushore në komunën e Suharekës, gjendja e rënduar

Në shumë vende në Kosovë vazhdojnë të jenë aktive vatra zjarri, që po favorizohen dhe nga temperaturat e nxehta ekstreme, që po mbretërojnë këto ditë më vend.

Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka publikuar fotografi nga zjarre fushore në komunën e Suharekës, ku gjendja duket e rënduar.

“Vazhdon gjendja rënduar me zjarre fushore në komunën e Suharekës. Zjarrfikësit në terren duke lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.Ditën e sotme, zjarret që shpërthyen fillimisht në hamullore kanë rrezikuar dhe një shtëpi.

Falë intervenimit të zjarrfikësve shtëpia ka pësuar vetëm dëme të vogla.