Bëhet e ditur se lideri rus Vladimir Putin propozoi bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll, Turqi, më 15 maj.
Ai tha se Rusia po propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në një përpjekje për të “hequr shkaqet rrënjësore të konfliktit” dhe “të arrihet rivendosja e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme”.
Zelensky pranon propozimin e Putinit: E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë
Dhe Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati të takojë rusët.
“Është një shenjë pozitive që më në fund rusët kanë filluar të konsiderojnë përfundimin e luftës. E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë. Dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çdo lufte është një armëpushim”, filloi postimin Zelensky.