19:31 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zbulohet pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi, ambasadori atje jep detaje

Zbulohet pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi, ambasadori atje jep detaje

Sot, më 12 qershor, në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit të Kosovës, është zbuluar një pllakë përkujtimore në Gjermani.

Këtë e ka bërë ta ditur Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani.

Faruk Ajeti, theksoi se ky zbulim nuk është thjesht një simbolikë, por një moment për të kujtuar dhe nderuar përpjekjet e individëve dhe institucioneve që luftuan për lirinë e Kosovës. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetjes që Kosova ka marrë nga Gjermania gjatë periudhave kyçe të historisë së saj.