Avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë një deklaratë të ashpër për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe dëm ndaj interesit shtetëror të Kosovës.
Në emisionin “N’Pult” në TV Arbëria, Smakiqi u shpreh:
“Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputeti më i votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, ka pasur për qëllim bllokimin e institucioneve si hakmarrje që nuk arriti t’i fitojë 500 mijë vota, të cilat i kërkoi përmes një fushate tejet agresive me një gjuhë të ulët kundër opozitës dhe kundër oponentëve politikë”.
Smakiqi: Kemi hyrë në listën e “budallakisë politike”
Sipas tij, pas 25 tentimeve ne Kuvendin e Kosovës, vendi ndodhet në një krizë politike dhe institucionale që ai e quan “budallaki politike” dhe papërgjegjshmëri.
Duke përdorur një krahasim me të drejtën familjare romake, ai tha:
“Në definicionet juridike të së drejtës familjare romake, një kryefamiljar apo burrështetas që e çon poshtë interesin familjar dhe shtetëror quhej ‘plan prishës’. Pra, Albin Kurti konsideroj që i përmbush të gjitha elementet e një plan prishësi politik.”
Kritika të ashpra për qeverisjen: energjia, bizneset dhe diplomacia në krizë
Smakiqi shtoi se Kosova po përballet me shtrenjtim të energjisë elektrike, ndikimin e mafisë energjetike ballkanike, mbyllje të bizneseve, mungesë të diplomacisë dhe dobësim të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se në planin e jashtëm “kemi zero aktivitete dhe zero jetë përpara”.
“Subjektiviteti juridik dhe ndërkombëtar i Kosovës është dobësuar krahasuar ndoshta me vitin 2019–2020”, përfundoi ai. /TV Arbëria
Emisioni i plotë: