Ish-luftëtari Xhevdet Qeriqi i ftuar në emisionin N’Pult në TV Arbëria, ku ka dhënë deklarata të forta në lidhje me Gjykatën Speciale, drejtësinë ndërkombëtare dhe trajtimin e ish-ushtarëve të UÇK-së.
Ai e ka quajtur gjykatën “tendencioze dhe politike”, ndërsa ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për heshtje dhe padrejtësi.
“Në vend se të ndëshkohet Serbia, po dënohet viktima”
“Në vend se institucionet ndërkombëtare të drejtësisë të merren me krimet të cilat i ka kryer aparati i Serbisë në Kosovë, me masakrat, me qindra masakra, me dëbimet, shkatërrimet e shumë të tjera, që ka dijeni për të gjitha këto që kanë ndodh, fatkeqësisht këta ndërkombëtarë, këto institucione ndërkombëtare në njëfarë forme po e amnistojnë kriminelin dhe po përpiqen që me çdo kusht me dënu viktimën, në këtë rast ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Qeriqi: Ushtria serbe ka kryer qindra masakra, shtet i organizuar për krim
“Ushtria e Serbisë ka kryer qindra masakra, i kemi disa varreza masive të cilat janë gjetur brenda territorit të Serbisë, ka qenë shtet i organizuar mirë me një plan për me kry krime në Kosovë.”
“Ndërkombëtarët po heshtin para krimeve të Serbisë”
“Edhe fatkeqësisht heshtin para këtyre krimeve, janë në dijeni ndërkombëtarët, përpiqen me lloj-lloj formash të ndryshme me njollos luftën.”
Qeriqi: Gjykatë tendencioze dhe politike, e formuar nga presioni ndërkombëtar”
“Po shihet hapur që është një gjykatë tendencioze dhe politike. Kjo gjykatë është formu prej presionit të madh, jo prej dëshirës së qytetarit të këtij vendi, ka qenë një presion i madh për me u formu kjo gjykatë.”
“Kjo gjykatë është kriminele, bashkëpunon me kriminelë”
Qeriqi për Gjykatën Speciale: Me dënimin e Calit u dëshmua se kjo gjykatë është kriminale
Duke komentuar rastin e dënimit të ish-komandantit Sali Mustafa “Calit”, Qeriqi e quajti Gjykatën Speciale “kriminele”.
“Kjo gjykatë është kriminele përderisa bashkëpunon me kriminel. E kanë për qëllim me i njollos ushtarët e UÇK-së.”
Qeriqi për Trendafilovën: “E neveritshme dhe e gërditshme ajo deklaratë për protestën e veteranëve”
Në fund, Qeriqi ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për protestat e veteranëve.
“E pashë një deklaratë ku i kishte kritiku luftëtarët e UÇK-së, për mua ka qenë e neveritshme si deklaratë. Në mungesë të argumenteve, merren me protestën, e veteranëve. E gërditshme ishte si deklaratë.” / TV ARBËRIA