Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vushtrri, gruaja dhunohet seksualisht nga burri me të cilin bashkëjeton

Vushtrri, gruaja dhunohet seksualisht nga burri me të cilin bashkëjeton

Një grua ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga burri me të cilin bashkëjeton.

Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & DHUNIM/Vushtrri 18.03.2023 – 03:17. Ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht si dhe dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i Kosovës, me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria