Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të “shpallë zgjedhje të parakohshme” kur të përfundojnë përgatitjet për EXPO 2027 dhe kur Serbia të përgatitet për atë ekspozitë ndërkombëtare, raporton N1.
Gjatë një vizite në fshatin Jelashnicë, Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar se si u përgjigjet akuzave se është “frikacak” dhe se “nuk guxon të mbajë zgjedhje”, ai tha se kur udhëheq vendin, nuk duhet të përgjigjesh bazuar në kotësi personale, por bazuar në “nevojat e popullit”.
“Kur të përfundojnë përgatitjet për EXPO-n, do të shpall zgjedhje të parakohshme. Në ato zgjedhje, kam frikë se shumë kanë gabuar. Mendova se shanset ishin diku aty, por nuk janë më. Do t’i mposhtim bindshëm edhe atëherë”, tha Vuçiç.