Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Votimi për 10 kandidatë, Smakiqi: Motiv politik për të përfituar më shumë vota

Votimi për 10 kandidatë, Smakiqi: Motiv politik për të përfituar më shumë vota

Avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se vendimi për votimin e 10 kandidatëve nga subjektet politike ka qenë vendim me motiv politik.

Kjo pasi sipas Smakiqit, me 10 kandidatë rrjedhimisht mundësia është më e madhe për të përfituar vota.

“Motivi konsideroj ka qenë politik, për shkak se me 10 kandidatë do të mbledhnin  më shumë vota partitë politike. Pra ka qenë i ndikuar nga motive për të përfituar më shumë vota sepse pesë kandidatë rrjedhimisht do të sjellnin më pak vota, siku të mos iu jepej mundësia ti votonin dhjetë. Prandaj ky ka qenë motivi kryesor që konsideroj se ka bërë një lëmsh në numërim dhe asgjë më shumë”, tha Smakiqi në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria.