Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me vonesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.
Rohde pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Bluesky ka shkruar se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.
“Në takimin tim me presidentin Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë paszgjedhore. Në peizazhin e sotëm global që ndryshon me shpejtësi, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – punët shtetërore duhet të jenë gjithmonë përpara politikës partiake”, ka shkruar Rohde.