Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vodhi produkte ushqimore në market në vlerë prej 80 euro, arrestohet i dyshuari

Vodhi produkte ushqimore në market në vlerë prej 80 euro, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti kishte vjedhur produkte ushqimore në një market.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vlera e produkteve ushqimore ishte 80 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK, Prishtinë 25.04.2025 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një market produkte ushqimore në vlerë rreth 80€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.