Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

Policia ka njoftuar se ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që vetëm disa minuta pas raportimit të rasti, ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave.

Personi i arrestuar, B.S, mashkull, 62 vjeç, dyshohet se nga një furgon i parkuar, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ka vjedhë një sasi të parave./TV Arbëria