Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Vladimir, ndalo” – Donald Trump kritikon Putinin për sulmin ndaj Kievit

“Vladimir, ndalo” – Donald Trump kritikon Putinin për sulmin ndaj Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump sapo i është përgjigjur sulmeve gjatë natës në Kiev, duke thënë se ai “nuk është i lumtur” dhe duke i quajtur ato “jo të nevojshme” dhe në një moment shumë të papërshtatshëm.

Një një postim në Truth, Trump është shprehur:

“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk janë të nevojshme, dhe koha është shumë e papërshtatshme. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë vdesin. Le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes!”

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë, gjatë sulmeve të natës.

Sulmi gjatë natës, një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.