15:03 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vihet gurthemeli i Institutit Special në Shtime

Vihet gurthemeli i Institutit Special në Shtime

U vu gurthemeli i objektit të Institutit Special në fshatin Zborc të Shtimes.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se objekti do të ketë një sipërfaqe mbi 6,800 metrash katrorë dhe do të përfundohet brenda dy vjetësh, me një kosto prej 6.3 milionë eurosh.

“Makineritë janë gati, punëtorët po ashtu. Vumë gurthemelin e ndërtesës së re. Ditë e rëndësishme për pacientët e Entit Special dhe zhvendosja nga ndërtesa e vjetër ka qenë nevojë e kahershme e Komunës së Shtimes. Është lajm i mirë për Komunën e Shtimes”, tha Kurti.Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e cilësoi ditën si historike për qytetarët e komunës.“Bbrenda një kohë të shkurtër po fillon ndërtimi dhe brenda dy vjetësh do të implementohet si projekt dhe pacientët do të kenë kushte më të dinjitetshme në qetësinë e tyre”, tha ai.Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kushteve të pacientëve në të gjithë Kosovën.“Sot jemi në një moment të bukur kur po bëhet gurthemeli dhe brenda dy vjetësh këta pacientë do të kenë një institucion, që do të jetë me kushte shumë më të mira për të gjithë qytetarët me këto probleme nga e tërë Kosova”, tha Vitia.