Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetura përfshihet nga flakët në pikën kufitare të Bërnjakut

Vetura përfshihet nga flakët në pikën kufitare të Bërnjakut

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare të Bërnjakut, ku një veturë është përfshirë nga flakët në momentin e procedurave të daljes nga Kosova.

Derisa shoferi po dorëzonte dokumentet për regjistrim në dalje, vetura është përfshirë papritur nga flakët në pjesën e motorit.

Policia kufitare ka ndërhyrë menjëherë me aparate për shuarjen e zjarrit, duke arritur ta lokalizojë dhe neutralizojë zjarrin pa pasoja të mëdha.

Pas shuarjes së flakëve, drejtuesi i automjetit e ka shtyrë veturën në drejtim të Serbisë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka dëme të tjera përveç atyre materiale në veturë.