Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vengu në takim me Jasharin: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

Vengu në takim me Jasharin: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Tiranë.

Në takimin e zhvilluar, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë trajnimin dhe arsimin ushtarak, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta dhe angazhimin në nisma rajonale.

Ministri Vëngu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. “Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka shkruat Vengu në Facebook