16:34 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes një person pas rrokullisjes me traktor në Kaçanik

Vdes një person pas rrokullisjes me traktor në Kaçanik

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor, pasditen e sotme në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për TV ARBËRIA.

“Ju njoftojmë se më datë 11.06.2025, rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme. Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit . Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha ai./TV ARBËRIA./