08:47 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes një pacient në Veri të Mitrovicës, dyshohet se u hodh nga kati i tretë i spitalit

Vdes një pacient në Veri të Mitrovicës, dyshohet se u hodh nga kati i tretë i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi që dyshohet se është hedhë nga kati i tretë i spitalit.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani tha për Tv Arbëria se vdekjen e pacientit e ka konstatuat mjeku në vendin e ngjarjes.

“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Mjeku ka kostatuar vdekjen  e tij. Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani.