Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes një 19-vjeçare në një vetaksident në Pouskë të Prizrenit

Vdes një 19-vjeçare në një vetaksident në Pouskë të Prizrenit

Një 19-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe dy persona tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes në fshatin Pouskë të Prizrenit.

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime . Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri ( 27-vjeçar) lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje kanë dalur patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori Kujdestar”, tha Bytyqi.