Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi,30 të arrestuar nga Stambolli dhe Adana

Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi,30 të arrestuar nga Stambolli dhe Adana

47 personave ju është lëshuar urdhërarrest, ndërkaq 30 nga ta janë arrestuar në Stamboll dhe Adana të Turqisë. Ky aksion përfshin një numër të lartë të zyrtarëve administrativ dhe kryetarëve të komunave në këto dy qytete, të dyshuar për korrupsion.

Sipas raportimeve, këto ngjarje kanë motive politike dhe i takojnë valës së pestë të arrestimeve pas burgosjes së kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i konsideruar si rivali kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, në muajin mars.

“Ka ardhur koha të thuhet ‘mjaft është mjaft’ ndaj këtij rendi të padrejtë dhe të paligjshëm. Po i merrni edhe kryetarët tanë të komunave me pretekste të sajuara. Çfarë do të bëni tjetër? Ku do të ndaleni? Do t’i fusni në burg një nga një 16 milionë qytetarë të Stambollit?”, ka pyetur Imamoglu në një letër të lëshuar nga burgu sot.

Arrestimi i tij ka shkaktuar protesta masive dhe arrestime në të gjithë Turqinë. Prokuroria e Stambollit ka bërë të ditur se 819 persona të arrestuar gjatë protestave do të përballen me hetime në kuadër të 20 procedurave penale.

110 persona ishin arrestuar për korrupsion, para se të ndodhte ky aksion i radhës këtë të shtunë.rtk