Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

 

Komuna e Malishevës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka vazhduar dezinsektimi kundër rriqrave në qytet, shkruan TV Arbëria.

Këtë javë dezinsektimi është bërë në hapsirat më të frekuentuara dhe ato afër periferisë, derisa pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.

“Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), përkatësisht marrjen e masave preventive, Komuna e Malishevës është duke vazhduar me dezinsektimin e zonave endemike.
Dezinsektimi gjatë kësaj fundjave është zhvilluar në qytetin e Malishevës, përkatësisht hapësirat më të frekuentuara dhe periferia e qytetit, ndërsa dezinsektimi do të vazhdoj edhe ditët në vijim, në zonat tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Shtabi komunal i Malishevës ka edhe dy kërkesa, një për “organet kompetente në nivel vendi” siç thuhet në njoftim dhe një për Ministrinë e Shëndetësisë.
“Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, kërkon nga organet kompetente në nivel të vendit, që të marrin masat e nevojshme, sipas strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK, përkatësisht të bëhet repelimi i kafshëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të aktivizoj Këshillin Ndërministror dhe të merret më seriozisht me menaxhimin e situatës me EHKK, jo vetëm në Komunën e Malishevës.
Kujtojmë që në territorin e Komunës së Malishevës, që nga paslufta, e deri në vitin 2013, si pasojë e virusit që shkakton ethe hemorragjike, e që kryesisht bartet nga rriqra tek njeriu, kanë humbur jetën 18 qytetarë”, thuhet në njoftim.